Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski kërkon që VMRO-ja ta propozon kryeprokurorin e ri

Dimovski kërkon që VMRO-ja ta propozon kryeprokurorin e ri

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, në konferencë për shtyp, sot kërkoi që partia e tij ta propozojë emrin e prokurorit të ri shtetëror dhe siç tha ai, i njëjti të zgjidhet me dy të tretat e votave dhe jo me shumicë të thjeshtë.

Propozim-ligjin që e paralajmëruan, është në kundërshtim me atë të deritanishëm, sipas të cilit, prokurori zgjidhet me propozim të Qeverisë, ndërkaq e voton Kuvendi me shumicë të thjeshtë.

“Me këtë propozim ligj kemi për qëllim që të ketë më tepër gjithëpërfshirje në zgjedhjen e prokurorit. Ligjin do ta dorëzojmë në procedurë të shpejtë”, tha Dimovski.
Në pyetjen e gazetarëve se si e vlerësojnë punën e prokurorit të deritanishëm Marko Zvërlevski, Dimovski tha se ata janë deklaruar për atë dhe nuk u përgjigj se si do të votojnë në seancë plenare për pikën e shkarkimit të Zvërlevskit.

Ndryshe, shkarkimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski sot është në rend dite të seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të.
Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.

Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *