Home / Lajme / Maqedoni / Ditë e hapur për mysafirë të lartë në stërvitjen “Dragoon Guardian 17”

Ditë e hapur për mysafirë të lartë në stërvitjen “Dragoon Guardian 17”

Në poligonin e armatës Krivollak, sot do të mbahet ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17”.

Në ditën e hapur, nga ana e njësiteve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së, të cilët marrin pjesë në stërvitjen do të realizohet demonstrim i përpunimit të shtegut për fluturim – aterim në Poligonin e armatës Krivollak për fluturake pa pilot.

Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, ministra në Qeverinë e RM-së, përfaqësues të lartë në ARM dhe MM, atashe mbrojtës dhe përfaqësues të zyrës për lidhje të NATO-s.

Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i interoperabilitetit të ARM-së me standardet e NATO-s, përforcim të partneritetit ekzistues me SHBA-në, si dhe demonstrim i mundësive të forcave të armatosura të së dy armatave për ndihmë dhe mbështetje të shoqërisë civile.

Në stërvitjet ushtarake marrin pjesë rreth 90 pjesëtarë të ARM-së nga batalioni inxhinierisë nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike dhe rreth 300 pjesëtarë (2 Cavalry Regiment” të Armatës së SHBA-së në Evropë. Në stërvitjen marrin pjesë edhe pjesëtarë të njësiteve të ARM-së për çështje logjistike dhe sigurim ushtarak policor.

Në kuadër të stërvitjes e cila filloi të premten zyrtarisht në Kumanovë, u organizuan edhe prezantime të një pjese të automjeteve ushtarake të FA të SHBA-së në Shkup, Shtip dhe Veles.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *