Home / Lajme / Kronika e zezë / Djali i mbytur sot në Shkodër, vëllai i këngëtares së njohur

Djali i mbytur sot në Shkodër, vëllai i këngëtares së njohur

Djali 9-vjeçar që humbi jetën sot duke u mbytur në lumin Gjadër është vëllai i një këngëtareje të njohur të muzikës popullore.

Mësohet se ai është vëllai i këngëtares Elisabeta Marku.

Djali ishte i shoqëruar nga nëna e tij 42-vjeçare, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një femijë.

Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete.

Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.

Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Gjithashtu lexo

Zjarr në Zhelinë të Tetovës, digjet një shtëpi e braktisur

Dje rreth orës 15:20 në fshatin Zhelinë të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *