Home / Lajme / Rajon / Djemtë rrahin babanë e tyre, e largojnë me forcë nga shtëpia

Djemtë rrahin babanë e tyre, e largojnë me forcë nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy burra pasi kanë rrahur babanë e tyre dhe me forcë e kanë qitur jashtë shtëpisë.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 20:50 në Malishevë, përcjell Bota sot.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre dhe me forcë e kanë larguar nga shtëpia e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *