Home / Lajme / Rajon / Dorëzohet Dacic: Kosova në INTERPOL

Dorëzohet Dacic: Kosova në INTERPOL

“Situata me pranimin e Kosovës në Interpol është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për UNESCO nuk ka më shumë se dy të tretat e votave, por Interpoli është pikëpyetje”, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic.


Siç ka thënë, nesër do të takohet me ministrin e policisë serbe Nebojsa Stefanovic, për të biseduar mbi anëtarësimin e Kosovës në Interpol, “sepse kjo çështje është nën kompetencat e MUP’it serb”.

“Takimi i madh i Interpolit në shtator do të mbahet në Kinë. Përveç Kosovës, janë paraqitur edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, shpjegon Dacic për “Danas”, transmeton gazetametro.net.

Ai shton se Kosova tashmë është paraqitur për anëtarësim në Interpol, derisa ka ende kohë të paraqitet për votim në UNESCO.

“Këshilli Ekzekutiv i UNESCO’s është në tetor. Ata kanë kohë deri atëherë të paraqesin kërkesën. Nëse e bëjnë këtë, votimi do të mbahet në nëntor”, thotë Dacic, duke shtuar se “Kosova kurrë nuk do të hyjë në këtë organizatë”./gazetametro.net.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *