Home / Lajme / Maqedoni / Drini i Zi bëhet i kuq (FOTO)

Drini i Zi bëhet i kuq (FOTO)

Uji në lumin “Drini i Zi” është skuqur nga gurët dhe tamponi që janë vendosur në fund të kuritës së jëtij lumi. Kryetari i komunës së Strugës, Zabzun Mustafa thotë që lumj ka marrë ngjyrë të kuqe nga nxjerrja e tamponit dhe gurëve nga lumi, transmeton InfoShqip.

“Kishte rrezik që muri rreth lumit të rrëzohet, për çka u detyruam ta sanojmë. Sanimi përfundoi dhe tani dalë ngadalë i nxjerrim gurët dhe tamponin të cilin vendosëm në koritën e lumit që të mund të punojnë makinat. Ngjyra e kuqe e ujit u paraqit nga tamponi që e nxorrëm. Deri në fund të ditës do ta pastrojmë kuritën e lumit dhe nga nesër Drini nuk do të jetë i kuq” -theksoi Mustafa.

1

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *