Home / Lajme / Rajon / Durrës, arrestohet 28-vjeçarja pasi aksidentoi të miturin

Durrës, arrestohet 28-vjeçarja pasi aksidentoi të miturin

Policia e Durrësit vuri në pranga një 28 vjeçare si shkaktare të një aksidenti.
Nertila Zagradi, banuese në Sukth është arrestuar në flagrancë nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar makinën e saj tip Benz tek “Ura Dajlanit”, ka aksidentuar E.H., banues në Durrës.

I mituri 16 vjeçar është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Nertila Zagradi 28 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Në lagjen Nr.14, tek”Ura e Dajlanit”duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.H. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 /2 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *