Home / Lajme / Rajon / Durrësi bllokoi autobusët, por pushuesit nga Kosova mbajnë rekord për muajin qershor (Foto)

Durrësi bllokoi autobusët, por pushuesit nga Kosova mbajnë rekord për muajin qershor (Foto)

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin Qershor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 76,9 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,7 % dhe detare zënë 8,4 %.

Kështu thuhet në njoftimin e fundit të INSTAT, ku ndër të tjera nënvizohet se është rritur edhe numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizitat njëditore, raporton “Scan”.

“Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa në Qershor 2016 ky numër ishte 182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 %”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër të dhënat e publikuara sot tregojnë edhe numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për arsye personale.

“Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në Qershor 2017 është 430.702 dhe përbëjnë 98,4 %, të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Qershor 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 11,0 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,6 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *