Home / Lajme / Rajon / Dy të rinj këmbejnë shuma të mëdha me euro false në Tiranë

Dy të rinj këmbejnë shuma të mëdha me euro false në Tiranë

Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, dy persona janë paraqitur në pikën e këmbimit valutor të shtetasit me inicialet A.D në Tiranë, në rrugën Sami Frashëri, dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë qetë. Pas largimit të tyre, pronari i pikës valutore ka kuptuar se eurot ishin false. I shokuar ka bërë denoncimin në Polici.

“Panorama“ raporton se ai ka dëshmuar në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *