Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Greqi

Dy të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Greqi

Dy burra e humbën jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël, mbetjet e të cilit u gjetën sot në afërsi të Larisës, pasi mbrëmë është zhdukur nga radari, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Trupat e të dy burrave janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Larisë.

“Fluturakja ‘Ultralajt TL-20’ u rrëzua në afërsi të pistës 17 të aeroklubit Larisa”, deklaroi kryetari i aeroklubit Hristos Litaris për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA-MPA.

Dy udhëtarët, biznesmeni Donisis Cekuras, i cili ka qenë pronar i aeroplanit dhe toger Nikos Grigoriu, kanë qenë pilotë me përvojë. 

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *