Home / Lajme / Maqedoni / Dy vite nga vërshimet në Shipkovicë, dëmet ende të pa riparuara

Dy vite nga vërshimet në Shipkovicë, dëmet ende të pa riparuara

Tashmë bëhen dy vite nga vërshimet në fshatin Shipkovicës kurse banorët edhe më tej janë duke u përballur me infrastrukturën e shkatërruar që ishte pasojë e tyre.  Njëra lagje e këtij fshati as që është prekur për riparim që nga ajo kohë, ndërsa banorët ankohen se për çdo ditë detyrohen të kalojnë në rrugët e shkatërruara për të shkuar në shitoren më të afërt.

“Fakt është se nga ajo ditë e deri më sot as edhe një gurë nuk është lëvizur në këtë pjesë. Këtu jetojmë 15 shtëpi dhe kemi mbetur pa rrugë. Gjendjen faktike e shihni edhe vet dhe në detyrohemi për çdo sitë të kalojmë pasi që pjesën më të rëndësishme e kemi në këtë pjesë, si dyqane, shkollën dhe ambulancën.”

“Duhet fëmijët t’i nxjerrim në këtë rrugë kemi njërës të sëmurë tek shtëpia  lartë, duhet 10 persona ta nxjerrim poshtë. Ai njeri është i paralizuar dhe për ta dërguar tek mjeku duhet e tërë lagja të mblidhemi ta dërgojmë. Rrugët i shini vet si janë, ne kemi fëmijë në shkollë dhe duhet njëri nga prindërit ose i afërm t’i dërgojë çdo ditë, kjo për mua është mjerim”.

Ish kryetari i bashkësisë lokale Zeqirja  Qazimi thotë se në aspektin infrastrukturor, të gjithë premtimet që janë bërë nga ana e komunës së Tetovës, ose janë lënë në gjysmë ose nuk janë filluar aspak.

 Shtrati i lumit askund nuk është. Njerëzit  dy vite nuk mund  kalojnë të shkojnë në shtëpitë e veta, nuk është e rregulluar asgjë aty. Premtime ka pas shumë por ku kan shkuar se dimë edhe ne. Kanalizimi nuk është askund, rruga e varrezave filloi ka ngelur në gjysmë. Një kërkesë për mur në hyrje të fshati e kemi dorëzuar në komunë edhe ai nuk është realizuar – deklaroi Zeqirja Qazimi, ish kryetar i bashkësisë Lokale.

Nga komuna e Tetovës edhe përskaj pritjeve disa ditore, nuk arritëm të marrim përgjigje pse infrastruktura në këtë fshat a mbetur e parregulluar tashmë dy vite. Në vërshimet e 3 gushtit të vitit 2015, vetëm në Shipkovicë nga vërshimet jetën e humbën katër banorë ndërsa një pjesë e madhe e fshatit u shkatërrua thuajse në tërësi.

Senat Zylbehari    

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *