Home / Kryesoret / Dy vjet pa komandant Shqiponjën

Dy vjet pa komandant Shqiponjën

Më 23 korrik (të dielën) do të shënohet dyvjetori i vrasjes së Xhemal Rexhepit-Komandant Shqiponjës. Me këtë rast, në Kumanovë do të organizohet një Akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e tij, shkruan Gazeta Lajm.

 

“Familje të Dëshmorëve, Luftëtar të UÇK-së, familjarë, shokë e dashamirë ju ftojmë në përkujtimin e dytë të KOMANDANT SHQIPONJËS, që do të mbahet më 23.07.2017 (e diel) ora 11:00 te salla e ish-komitetit në Kumanovë. Më pas, në ora 12:00 do të bëhen homazhe tek varri i Komandantit. Pjesëmarrja juaj do të nderon luftën heroike të Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës me shokë. Me respekt Familja Shqiponja”, thuhet në paralajmërimin e këtij rasti.

“Jeni të mirëseardhur gjithë ju, Luftëtarë dhe Bashkëluftëtarë të Shqiponjës. Ardhja juaj nderon Komandantin dhe Familjen tonë”, thotë Qahil Rexhepi, vëllai i Komandant Shqiponjës.

Xhemail Rexhepi-Shqiponja u vra para dy viteve në selinë e BDI-së në Kumanovë. Të dyshuar për këtë vrasje janë u.d. kryetari i degës së BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani dhe Amir Latifi, por familjarët kanë akuzuar drejtpërdrejtë edhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti si fajtor për këtë vrasje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *