Home / Showbiz / E tmerrshme: Shqiptari rrahet në Budva pasi iu vardis modeles serbe (Foto)

E tmerrshme: Shqiptari rrahet në Budva pasi iu vardis modeles serbe (Foto)

Starleta Tamara Djuric, e cila këto ditë po pushon në Budva, paskësh shkaktuar “incident ndërkombëtar”.

Gjatë argëtimit të natës një shqiptar tentoi t’i vardiset Tamarës. Mirëpo, meshkujt të cilët e përcillnin starletën e rrahën shqiptarin sepse ka guxuar t’i drejtohet asaj. Ai të nesërmen i ka kërkuar falje Tamarës dhe i ka ofruar jahtin si dhuratë!, shkruan gazeta serbe Alo.

“Tamara doli në mbrëmje me miqtë. Derisa ata kënaqeshin, bukuroshja atraktive ia kishte tërhequr vëmendjen një shqiptari. Ai filloi të vardiset, mirëpo miqtë e saj e rrahën keq”, tregon një dëshmitar okular për këtë gazetë, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, sipas këtij burimi, “të nesërmen shqiptari iu është afruar miqve të Tamara’s dhe iu ka kërkuar falje. E më pas i ka ftuar në jahtin e vet, por me kusht që ta sjellin edhe Tamarën. Ajo nuk dinte gjë, dhe kur kishte hipur në lundër dhe e kishte parë shqiptarin ajo ishte habitur shumë. Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i ka thënë se dëshiron t’ia fal jahtin që ajo të pranojë faljen.

Tamara e kishte falur, por dhuratën e kishte refuzuar”, kishte treguar ky “burim” dhe kishte thënë se Tamara qenka zemëruar me miqtë e vet sepse e kanë sjellë atë në jahtin e shqiptarit. Për këtë madje e paska ndërruar hotelin që të mos takohet me miqtë”.

A ka diçka të vërtetë në këtë “tregim” nuk dihet pasi që starleta nuk ishte prononcuar për këtë gjoja incident.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *