Home / Kryesoret / Edhe tre persona tjerë janë hospitalizuar në Klinikën infektive

Edhe tre persona tjerë janë hospitalizuar në Klinikën infektive

Edhe tre persona nga fshati i Gostivarit janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive me temperaturë të lartë, barkçitje, vjellje… Ata së bashku me katër të tjerë të cilët janë hospitalizuar me simptoma të nejjta në Klinikë janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetë, deklaroi sot zëvendësministri i SHëndetësisë, Goce Çakarovski.

Ndërkohë priten rezultatet nga analizat për prëcaktimin e shkakut të vdekjes së dy personave nga fshati i Gostivarit Simnicë të cilët vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive pasi që ishin sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çakarovski tha se janë bërë hulumtime në Maqedoni dhe se priten rezultatet nga qendrat e huaja.

“Ekipet dje nuk arritën të ngjiten drejt stanit, sepse ai është terren i pakalueshëm. Sot siguruamk automjet terreni. Ekipet tona janë në terren”, theksoi Çakarovski.

Ai tha se janë lëshuar mostra edhe në qendrat referente dhe kur do t’i bashkojnë dy rezultatet do të dalin në opinion.

“Komisioni për sëmundje infektive vazhdimisht mban mbledhje. Shpresoj se deri në fund të ditës, më së voni deri nesër opinioni do të marrë informatë konkrete për të gjitha ngjarjet me rezultate definitive për shkaktarët”, shtoi Çakarovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *