Home / Kryesoret / EKSKLUZIVE: Kërcënojnë me luftë familjarët e dëshmorëve të Kumanovës! Të fala Ahmetit, Zaevit e Grubit!

EKSKLUZIVE: Kërcënojnë me luftë familjarët e dëshmorëve të Kumanovës! Të fala Ahmetit, Zaevit e Grubit!

Familjarët e të dëshmorëve të Kumanovës së bashku me familjarët e të burgosurve, përmes një reagimi dërguar Gazetës InfoPress, kanë kërcënuar Ali Ahmetin, Zoran Zaevin dhe Artan Grubin.

Fmiljarët thonë se Ali Ahmeti i ka tradhtuar e dorëzuar para policisë së Maqedonisë clirimtarët e 2001.

 

Ata i qojnë të fala Zoran Zaevit e Artan Grubit, duke i kërcënuar se më mirë është më mbyllë kufirin se nuk ka forcë që i ndalon.

Ky është reagimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Qfare jeni duke mendu bre?

Na I vrate dhjete djem dhe na i burgoset 38 e ju mendoni se na per hater jua falum,e I gjujtem djemt tane ne varre e kemi djem mu lan mu kalb neper kazamatet sllave,apo?

Jo jo ska dite qe si vajtojm,jo pse u vrajten per Ilirid por per tradhtin I qajm,e malltretimet qnjerzore qe ua bani qe dy vite….!

Per atdhe I japim edhe te fundit por tradhetin se falum se sna e lejon zakoni e ju ne vend qe te na ndihmoni per drejtesi,ju doni edhe shoket ne burg ti denoni me burg te perjetshum e nga 15 e 20 vite burg.

Jo jo se kete sua fal as zoti e as robi.

O Ali Ahmeti ngrite zerin e qu ne kemb se keta djem jane ata qe luftuan ne 2001 e fal tyre je aty ku je,merit e tyre o Ali Ahmeti……

Nese ti si ke dergu ne Kumanov,ti I ke tradhetu e dorezu para policise Maqedone Qlirimtaret e 2001,eshte e vertet.

Pse si le te vriten si burrat bile por po I vrasin qdo dite.

Nuk ju ke shku as ne gjygj si deshmitar kete smund e mohon.,

Por tregoje veten tash spaku se e dim qe mundesh sepse e ke kualicionin e qeverin ne dore,e mos lejo te te denohen ushtaret e lirise,liroj edhe ata qe po kalben burgjeve sllave mbas lufte, perndryshe jemi te gatshëm te marrum hak,e syt na u kan qorru e nuk shofim me ku e kend,se qe dy vite keni lujt me dhimbjen tone, Plaga ende dhemb e ende eshrat djemve tone sju kan kalbur.

Hapeni syt e te fala Artan Grubit e Zaevit e lironi djemt ose me mire mbyllne kufirin se ska force qe na ndalon as nuk njofim me shtet,ushtar,polic a civil.

 

Boll me, na I lironi 38 djemt tane se I kemi amanet nga Mirsadi, Begu, Xhaferi, Arbeni, Hyseni, Fatlumi, Turgaji, Samidi, Nysreti e Valoni….

Familjaret e te vrareve dhe te burgosurve

Gazeta InfoPress

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *