Home / Kryesoret / Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në sy të gruas dhe të vajzës, kapet autori (FOTO)

Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në sy të gruas dhe të vajzës, kapet autori (FOTO)

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm ku viktimë ka mbetur një shqiptar 49 vjeç. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ekzekutimi i shqiptarit ka ndodhur në qytetin e Ternit. Krimi ka ndodhur rreth orës 07:00 në rrugën ‘Galvani” ku shqiptari njihej nga policia ndërsa mësohet se punonte në ndërtim. Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas disa të shtëna. 49-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e tij dhe mbërriti tek makina kur nga pas i është afruar një tjetër person. Mes tyre fillimisht ka pasur një zënkë e më pas autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar 5 herë. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Shqiptari fatkeqësisht ka humbur jetën pak më vonë në spital. Arma e krimit është gjetur në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa autori duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.

 

Orë më vonë policia Italia ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen duke bërë të ditur se shqiptari i vrarë ishte Demir Hyseni me profesion marangoz, i cili u qëllua me pesë plumba rreth orës 05:40 të mëngjesit të djeshëm në rrugën Galvani. Në fillim u dyshua se bëhej fjalë për një atentat, por hetuesit italianë kanë mbledhur prova të mjaftueshme dhe hedhin dyshime se bëhet fjalë për një krim mes shqiptarësh. Ata janë vënë në ndjekje të një bashkatdhetari të viktimës, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, siç shkruan “Corriere Della Umbria”. Kur ndodhi krimi, shqiptari po shkonte për në punë me në makinën e tij, një “Touran”. Sipas dëshmitarëve, viktima ka tentuar t’i shpëtojë vrasësit por është qëlluar pa mëshirë.

Pasi është qëlluar 5 herë, ai ka ecur në këmbë për disa metra e më pas ka rënë në tokë. Ajo që është e sigurt është se viktima dhe vrasësi njiheshin. Një banor i zonë, dëshmitar tha se e pa burrin të shtrirë në tokë dhe gruan e vajzën e tij duke bërtitur. “Një grua dhe një vajzë, që duhet ta kishte baba sepse thoshte ‘baba, baba’ bërtisnin. Burri ishte shtrirë në tokë”. Autori i krimit është larguar në këmbë përmes rrugëve dytësore. Ai ka hedhur armën e krimit, një pistoletë të kalibrit 7,64 në një kosh plehrash, por arma u gjet nga policia. Viktima jetonte me bashkëshorten dhe vajzën në rrugën Galvani dhe mësohet të mos ketë precedentë të mëparshëm penal. Autori i dyshuar, një 60-vjeçar është arrestuar në Bari ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë, ku ishte edhe një tjetër shqiptar. Policia italiane thotë se ai kishte ende veshur rrobat e momentit kur kreu krimin mëngjesin e djeshëm.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *