Home / Showbiz / Elgit Doda dhe Klea Huta janë bashkë? Këngëtarja bën rrëfimin surprizë

Elgit Doda dhe Klea Huta janë bashkë? Këngëtarja bën rrëfimin surprizë

Reagon edhe Klea Huta për thashethemet mbi një lidhje mes saj dhe Elgit Dodës.

Pas fotove paparaci që qarkulluan me shpjetësi në të gjitha mediat e portalet, Klea ishte e para që pyetjes nëse është apo jo në një lidhje me kantautorin e njohur i dha një përgjigje evazive “as po, as jo”, pas së cilës askush nuk pati më dyshime.

Ditëlindja e Kleas ishte rasti kur vëmendja u përqëndrua sërish tek ajo dhe varësja dhuratë me “Amla” – kënga që Elgiti krijoi për të edicionin e fundit të Këngës Magjike, pas së cilës do të niste një histori që nuk e dimë pse ata të dy akoma nuk duan ta thonë me zë të lartë e ta shijojnë pa e fshehur shkruan Class.

Pas Kleas, në “grackë” ra Elgiti. I ftuar në “Oktapod”, ai u shpreh se janë në fazë njohjeje, por specifikoi faktin se nuk do të thotë që janë në një lidhje nëse drekojnë bashkë. “Jo mo, jemi akoma në fazë njohjeje. Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohjeje”.

Pas tij, topi hidhet sërish nga fusha e Kleas, e cila ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë “Tek Unë”, me Arjola Shehun në InTv. Duke mos i bërë bisht pyetjes këtë herë, Klea tha se përgjigjen ajo e kishte lënë evazive, por portalet spekuluan: “Unë nuk jam përgjigjur as po, as jo. Portalet spekuluan, le të merren, meqenëse s’kanë punë tjetër….” – tha ajo.

Megjithatë, pranoi se me Elgitin njihen që në Akademi, kur ajo ishte në vit të parë të studimeve, por kontaktet ishin më të shpeshta pasi ai krijoi këngën “Amla” për Këngën Magjike – një prej krijimeve më të dashura të Kleas. Por si e bëri Elgiti për vete, cilat janë cilësitë e tij? Edhe këtu Klea ndalon pak: “Ka shumë cilësi të mira, është shumë pozitiv, por ajo që do të veçoja është i drejtë…”.
Nëse dikur Klea ka deklaruar se nuk e do të dashurin nga bota e shoëbiz-it, tashmë nuk e ka më problem: “Kam thënë, por tani kam ndryshuar mendje. E dua nga shoëbiz-i…”.
Ok, tani e kuptuam. Klea e deklaroi vetë në “Zonë e lirë” që pushimet do t’i kalonte edhe me partnerin, pastaj tha “as po, as jo”, Elgiti tha “jemi në fazë njohjeje”, Klea sot tha “kam ndryshuar mendje, e dua të dashurin nga shoëbiz-i…” U sqaruam që janë bashkë…. apo jo?

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *