Home / Showbiz / Elida Duni vlerësohet nga “Swiss Music Prize”

Elida Duni vlerësohet nga “Swiss Music Prize”

Artistja e njohur e xhazit, Elida Duni është renditur në mesin e emrave më të vlerësuar për çmimin e muzikës në Zvicër. Zyra Federale e Kulturës në Zvicër ndan çdo vit çmime për këngëtarë të zhanreve të ndryshme, ku Elina Duni është renditur ndër 15 fituesit e çmimeve.

Fituesi kryesor pritet të shpallet më 22 qershor në qendrën e njohur të teatrit, muzikës e arteve të tjera të Zvicrës. Artistja shqiptare e xhazit bën një muzikë të veçantë xhazi të kombinuar me këngët e vjetra shqipe.

Elina Duni është një ndër këngëtaret më të mira të xhazit në Evropë dhe po vlerësohet shumë jashtë kufijve shqiptarë. Ka publikuar albumin “Matanë Malit” në Francë me 12 kënga ku ka pasur goxha sukses.  Këngët e saj pavarësisht se janë në gjuhën shqipe janë pëlqyer edhe nga vendet e tjera të Evropës.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *