Home / Kryesoret / Ende pa u sanuar mirë dëmet e para dy muajve, banorët e Porojit sot sërish i trishtoi rreziku nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati

Ende pa u sanuar mirë dëmet e para dy muajve, banorët e Porojit sot sërish i trishtoi rreziku nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati

Fill pas reshjeve të shiut të cilat nuk zgjatën shumë në Tetovë, kanë ardhur sërish ujërat në lumin e fshatit Puroj, i cili dy muaj më parë vërshoi jo vetëm fshatin, por edhe më se 50 hektarë tokë të mbjellë me kultura bujqësore.

Ende pa u sanuar mirë dëmet e para dy muajve, banorët e Porojit sot sërish i trishtoi rreziku nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati. Ata thonë se defekti duhet sanuar që në burimin e lumit në fshatin Xhermë, dhe jo vetëm të pastrohet. I pari i këtij fshati, Sulejman Ramadani porosit autoritetet që të marrin masa.

“Gjendja  është katastrofë  ndërsa prurjet e ditës së sotme shtratin e lumit në pjesën lartë në fshat e kanë mbushur shumë dhe tash për momentin rreziku është që në pjesën lartë të dalë në fshat. Ne nga fillimi e kemi thënë se rreziku evitohet dhe zgjidhet me punët lartë, me ndërtimin e  digave lartë.” –ka deklaruar për Alsat-M,  Sulejman Ramadani, kryetar i bashkësisë lokale Poroj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *