Home / Lajme / Kronika e zezë / ËSHTË HUMBUR NJË 80 VJEÇARË NGA SHEMSHOVA | Foto

ËSHTË HUMBUR NJË 80 VJEÇARË NGA SHEMSHOVA | Foto

Është humbur një i moshuar 80-vjeçarë nga fshati Shemshovë i komunës së Jegunovcit. Familja Aliti njofton se anëtari i familjes së tyre Alimurat Aliti i lindur më 5 Prill të vitit 1935 është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia e tij në fshatin Shemshovë të martën në orët e hershme të mëngjesit gjegjësisht në orën 8.00 dhe nuk është kthyer më në shtëpi, transmeton Televizioni Koha.

 

Familja Aliti për rastin në fjalë ka njoftuar edhe policinë e Tetovës,dhe gjatë ditës së djeshme e kanë kërkuar pothuajsë në të gjithë atarin e fshatit Shemshovë përfshirë këtu edhe fushat e këtij fshati mirëpo pa sukses andaj dhe apelojnë deri tek të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informacion, ose e kanë parë diku rastin ta paraqesin në stacionin më të afërt policorë ose të paraqiten në numrat e telefonit 071-496-702 dhe 075-329-120. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *