Home / Kryesoret / Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grujevskin dhe Boshkovskin

Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grujevskin dhe Boshkovskin

Pas përpjekjeve të pasuksesshme të Policisë që t’i gjejë ish-kryeshefin e Drejtorisë së Pestë të Policisë Sekrete, Goran Grujevski dhe ish-të punësuarin në DSK i cili i ka kryer urdhrat e Grujevskit, Nikolla Boshkovski, të dy të akuzuar në rastet e PSP-së “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin e mijëra qytetarëve pa urdhër gjyqësor, sot Policia e Maqedonisë ka kërkuar të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për ta, njoftoi MPB.

Sipas njoftimi, dje Gjykata e Apelit i ka lajmëruar rreth orës 17:00 se do t’i dorëzojnë urdhrat për paraburgimin e dy të dyshuarve, por ata janë dërguar pas katër orëve, gjegjësisht në orën 21:00, ndërkaq thotë MPB, përpara se t’i marrin urdhrat gjyqësorë ata nuk kanë mundur të intervenojnë.

“Menjëherë është lëshuar fletarrest ndërkombëtarë me të cilën janë zbatuar aktivitete për arrestimin e të dyshuarve. Ekipet e Ministrive të Punëve të Brendshme kanë kryer kontroll në objektet e adresave në të cilat janë të paraqitura si vende ku jetojnë të dyshuarit dhe është kontrolluar në shumë lokacione të Republikës së Maqedonisë, saktësisht në Shkup, Veles dhe Ohër, për të cilat ka pasur njohuri operative se të dyshuarit mund t’i kenë shfrytëzuar disa vende të caktuara për t’u fshehur. Duke e pasur parasysh se MPB nuk ka arritur t’i gjejë, në pajtueshmëri me kompetencat, MPB ka kërkuar nga Gjykata që të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtarë dhe sipas urdhrit të Gjykatës tanimë është lëshuar e njëjta për G.G. dhe N.B. (Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, shënim i redaksisë)”, thonë nga MPB.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *