Home / Lajme / Botë / Është shkatërruar një raketë jemenase e cila ka lëvizur drejt vendit të shenjtë mysliman, Mekës

Është shkatërruar një raketë jemenase e cila ka lëvizur drejt vendit të shenjtë mysliman, Mekës

Koalicioni ushtarak i kryesuar nga SHBA-ja shkatërroi një raketë e cila ka lëvizur drejt vendit të shenjtë kryesor mysliman, Mekës.

Raketa ishte gjuajtur nga territori i Jemenit, ndërsa është shkatërruar 69 kilometra në jug të qytetit të Mekës.

Koalicioni arab e vlerësoi këtë sulm si “tentim të dëshpëruar të Hutëve për ta parandaluar mbajtjen e Haxhit”.

Jemeni, një nga vendet më të varfëra në botë, po përballet me probleme të mëdha pasi që koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja filloi sulme ajrore në mars të vitit 2015, me qëllim që t’i shtypë kryengritësit dhe aleatët e tyre, të cilët ende e mbajnë kontrollin ndaj kryeqytetit Sanë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *