Home / Kryesoret / Ethet hemorragjike “Hantaan” mbytën babë e bir, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë të Gostivarit

Ethet hemorragjike “Hantaan” mbytën babë e bir, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë të Gostivarit

Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Komisionin e sëmundjeve ngjitëse në kuadër të Ministrisë e Shëndetësisë, thonë se në bazë të analizave mikro-biologjike dyshohet që sëmundja infektive ethe hemorragjike “Hantaan” ka shkaktuar vdekjen e babait dhe të birit nga Simnica e Gostivarit.

Drejtor i Institutit Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti thotë se me që nga analizat paraprake rezultatet kanë dal negative për ethet hemorragjike Krime Kongo”, atëherë pritet nga obduksioni të arrijnë rezultatet e marra nga i ndjeri 50-vjeç, prej të cilave drejtori Memeti thotë se ekziston mundësia maksimale që të rezultojë nga infektimi ethe hemorragjike “Hantaan”.

Me gjithë humbjen e jetës së dy personave nga ky infektim, Infektologu Fadil Cana, thotë se ky mund të jetë lajm i mirë pasi që ethe hemorragjike “Hantaan”, nuk transmetohen nga njeriu në njeri, por vetëm prej urinës dhe jargave të minjve. Nga Ministria e Shëndetësisë pritet që te dalin me rezultate zyrtare gjatë ditës, pasi që janë në pritje të rezultateve për krahasim edhe nga qendra relevante nga Instituti i Berlinit “Robert Koch”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *