Home / Lajme / Maqedoni / Fillon realizimi i projektit “EVN Vullnetarët”

Fillon realizimi i projektit “EVN Vullnetarët”

EVN Maqedoni ka filluar projektin e saj “EVN vullnetarët.” Projekti ka filluar në Kumanovë me rregullimin e hapësirës në qendrën ditore “Mesazhin ynë” për personat me aftësi të kufizuara intelektuale mbi 18 vjet.

Projekti në Kumanovë zbatohet në bashkëpunim me organizatën “Konekt”. Projekti do të zgjasë të paktën gjysmë viti ndërsa në periudhën e ardhshme do të zbatohen aksione të shumta për vullnetarizëm. Sipas paralajmërimeve, të përgjegjësve të EVN-së, projekti i vullnetarizmit vazhdon në Strumicë.

“Sot ne fillojmë një projekt që ne e quajmë vullnetarizëm korporativ në EVN dhe me këtë praktikisht e fillojmë gjeneratën e re të masave për përgjegjësi shoqërore korporative. Ajo që ne duam ti mësojmë punonjësit tanë është se këto masa të përgjegjësisë shoqërore nuk janë të kufizuara vetëm brenda kompanisë sonë. Për përgjegjësi shoqërore është e nevojshme që të ketë mjete, por shumë aktivitete mund të bëhen me resurse njerëzore, dhe jo vetëm duke pasur mjete të mëdha në dispozicion “”, tha Shtefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *