Home / Lajme / Filmi kroat “Goran” filmi më i mirë në PriFilmFest, nderohet me “Hyjneshën e Artë” (Foto)

Filmi kroat “Goran” filmi më i mirë në PriFilmFest, nderohet me “Hyjneshën e Artë” (Foto)

Filmi “Goran”, me regji të Navio Marasevic ka dalë të jetë filmi më i mirë i edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit “PriFilmFest”, që sonte ka pasë edhe mbrëmjen përmbyllëse, shkruan KultPlus. Në këtë edicion janë ndarë shumë çmime nëpër kategori të ndryshme, duke përfshirë atë të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Më poshtë po plasojmë listën e çmimeve që janë ndarë në mbrëmjen e sotme.

Një ‘Hyjneshë e Artë’ nderi për Paul Haggis. 

Çmimi për filmin më të mirë të programit të filmave të Ballkanit shkon për filmin GORAN me regjisor Nevio Marasevic dhe me producent Danijel Pek.

Çmimi për regjisorin më të mirë të Ballkanit shkon për Hana Jusic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE Çmimi për aktoren më të mirë të Ballkanit shkon për Mia Petricevic nga filmi kroat QUIT STARING AT MY PLATE Çmimi për aktorin më të mirë të Ballkanit në PriFest 2017 shkon për CANDER CINDORUK nga filmi EMBER, Turqi. Çmim special në kategorinë e filmave të Ballkanit shkon për regjisorin Nevio Marasevic të filmit GORAN, Kroaci. 

Çmimi vjetor i PriFest per filmberesin kosovar, mbeshtetur nga Z Mobile, shkon per: ADRIANA MATOSHI, aktore. Çmimi për filmin më të mirë të programit evropian në PriFest 2017 shkon për MELLOW MUD (Letoni) me regjisor Renars Vimba dhe me producent Alija Berzina. Çmimi special i jurisë në programin e filmave evropianë shkon për CHRONICLES OF MELANIE nga regjisori Viestur Kairish, bashkëpunim i Letonisë, Çekisë dhe Finlandës.

Çmim i veçantë në programin evropian të filmave në PriFest 2017 shkon për HUNTING FLIES të regjisorit Izer Aliu, Norvegji. 

Fitues i çmimit për dokumentarin më të mirë është filmi SEE YOU IN CHECHNY nga Gjeorgjia, me regjisor Alexandar Kvatashidze. Filmi fitues i programit të metrazhit të mesëm në PriFest 2017 është filmi NAKED, film nga Izraeli, me regjisor Yoram Sachs. Filmi fitues nga juria FIPRESCI 2017 është filmi AMOK nga regjisori Vedran Tozija. Fitues i çmimit nga juria e mediave 2017 është filmi MELLOW MUD nga Letonia, me regji të Renars Vimba. Fituesi i çmimit ‘Filmi më i mirë’ nga juria e pavarur e studentëve 2017 është ‘Le femme de la TVG’ nga Timo von Gunten, Zvicër. Fitues i projektit Green Film Project 2017, i mundësuar nga Bechtel Enka, është LET US BREATH nga Arian Bytyçi. Fitues i çmimit prej 80,000 eurove në Post Production në Best Pitch 2017, projekti HIVE nga Blerta Basholli, Kosovë. Fitues i Best Pitch 2017, projekti SIRIN nga Senad Sahmanovic, Mali i Zi./Kultplus/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *