Home / Lajme / Rajon / Flasin turistët polakë, çekë e rusë: Durrësin e duam ne!

Flasin turistët polakë, çekë e rusë: Durrësin e duam ne!

Nga Anxhela Ferra

“Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira…”, këtë e dinë mirë sidomos polaket që tashmë kane pushtuar Durrësin.

Klima e favorshme, për turizëm dimëror, por edhe për sezonin e nxehtë, ka bërë që turistët të vijnë në çdo kohë. Por, përsëri numri më i lartë është gjatë muajve të verës dhe vizitorët më të shumtë janë nga Evropa Qendrore, kryesisht Polonia.

Melisa Çerenishti, administratore e FAFA Resort, një prej hoteleve më të frekuentuara nga turistët, thotë për dritare.net se atraksioni më i madh i tyre është pozicioni gjeografik dhe vija bregdetare.

“Pëlqejnë shumë plazhet shqiptare, motin, që për ta është perfekt, më pas sigurisht i tërheq kultura. Edhe ushqimi tradicional, apo produktet e detit janë shumë të preferuara. Kuzhina jonë te FAFA Resort është për të gjithë, klientët gjejnë çdo gjë, që nga të pangopurit deri te dietikët, por edhe fëmijët.

Kryesisht polakët, çekët i pëlqejnë shumë edhe pijet alkolike, në veçanti rakinë dhe konjakun e Skënderbeut. Janë popull i gëzuar, kërkojnë gjithmonë të kenë muzikë, e me një gotë në dorë e shijojnë natën.”

Për Marikën nga Republika Çeke, vera e kuqe shqiptare është shumë e mirë, edhe pse siç ajo thotë, nëse do të bësh plotësisht të lumtur një çek, mund t’ia dalësh vetëm me birr“Ne shkuam në agjencinë e udhëtimit dhe atje na propozuan Shqipërinë. Për ne ky vend ishte i panjohur, por vendosëm që të vijmë. Jemi shumë të lumtura që jemi këtu, është një vend shumë i bukur. Ushqimi është shumë i shijshëm, deti është perfekt, ju keni edhe verë shumë të mirë, jemi duke u relaksuar. por, do ta na pëlqente të kishte më shumë lloje birrash.”

Helena nga Sllovakia vlerëson shumë ushqimin shqiptar, gjithashtu.

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe jemi duke e shijuar shumë. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe autentik. Shqiptarët janë popull shumë mikpritës, veç se janë pak impulsivë dhe të padurueshëm. Ushqimi juaj është shumë i mirë, keni pafund fruta, unë kam katër ditë që ha vetëm shalqirin, në Sllovaki nuk janë kaq të shijshëm. Kur unë të shkoj në shtëpi, do t’i them të gjithëve miqve të mi të vizitojnë Shqipërinë, pasi edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.”

Kryesisht turistëve i sugjerohet nga agjencitë turistike për të vizituar Shqipërinë, të cilat siç thotë për dritare.net Melisa, ato operojnë me early-booking dhe i dërgojnë listat e para që gjatë muajit Mars. Zakonisht paketat turistike janë 7, 10 ose 14 ditore. Të tilla janë edhe fluturimet carter, tre herë në javë.

“Unë kam shumë miq shqiptarë, ata më shtynë të vija e ta vizitoja Shqipërinë. Deri tani kemi vizituar Tiranën dhe Durrësin, e më pas do të shkojmë në Vlorë e Sarandë. Shqipëria është shumë e bukur dhe moti është shumë i mirë. Unë jam person që më pëlqen shumë të udhëtoj e kam parë shumë vende, ndaj them që Shqipëria është një shtet me shumë pasuri natyrore. Por, është në dorë të njerëzve të kujdesen e ta ruajnë,”- thotë për dritare.net Irina nga Rusia.

Turistet më të shumtë janë nga Polonia, të cilët prej gati tre vjetësh tashmë, kanë “pushtuar” Shqipërinë. Vijnë nga të gjitha moshat, edhe pse të rinjtë preferojnë të mos qëndrojnë në një vend, por të eksplorojnë më shumë. Ndërkohë moshat e mesme, apo familjarët zgjedhin paketa all inclusive, për të kaluar pushime sa më komode dhe relaksuese.

Rudina Xhunga në emisionin për turizmin, Dritare Vizion Plus, i cili do të transmetohet në 31 korrik

“Ishte agjencia e udhëtimit që na sugjeroi FAFA Resort dhe ne jemi të kënaqur, kushtet janë shumë të mira, e për ne familjarët paketat all inclusive janë të duhurat. Pishina është vendi i preferuar i fëmijëve, ndërkohë unë dhe bashkëshorti preferojmë detin. Shqipëria është një vend i panjohur për ne dhe ndaj mund vijmë edhe verën tjetër, ku mendojmë të vizitojmë Vlorën ose Sarandën. Na kanë thënë që edhe atje plazhet janë fantastike,” thotë Kamila nga Polonia për dritare.net

Përveç plazheve të virgjëra në Shqipëri, traditës, mikpritjes së shqiptarëve, edhe çmimet janë faktorë ndikues në ardhjen e shumë turistëve. Në Shqipëri një turist bën pushime dhe merr të gjitha kënaqësitë, përkundrejt një çmimi të ulët, veçanërisht në Durrës, krahasuar me vendet e tjera, edhe ato fqinje. Turistët thonë për dritare.net, se tashmë Shqipërisë i duhet veç të kujdeset për infrastrukturën dhe shërbimin, për të qenë një prej vendeve kryesore të turizmit, sepse është një perlë që pritet të zbulohet dhe të mahnitë çdokënd./dritare.net

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *