Home / Sport / FMN mund të zhvendoset nga Uashingtoni

FMN mund të zhvendoset nga Uashingtoni

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, ka thënë se kjo organizatë mund të zhvendosë selinë e vet nga Uashingtoni në Pekin, nëse në 10 vitet e ardhshme vazhdon trendi i rritjes së ekonomisë kineze dhe ajo vazhdon me hapjen e tregjeve të reja.


Ndryshimet në tregjet e mëdha do të pasqyrohen edhe në strukturën e votimin në FMN, ndërsa Fondi do të duhet të rrisë qasjen e vet në rajon, transmeton gazetametro.net.

“Shumë lehtë do të jetë e mundur që për dhjetë vite të bisedojmë në Pekin në vend se në Uashington”, ka thënë drejtoresha e Fondit, transmeton gazetametro.net.

Lagarde ka theksuar se sipas akteve nënligjore të FMN, selia e institucionit duhet të jetë e vendosur në vendin anëtare me ekonomi më të madhe, derisa vendet në zhvillim ekonomik për momentin janë duke u rritur dhe po bëhen gjithnjë e më shumë me ndikim.

Kështu do të ishte ndërprerë tradita e gjatë 70 vjet, sepse FMN prej krijimit të vet, gjatë gjithë kohës ka qenë i stacionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe qeveria e tyre ka veto efektiv në vendime me 16.5 për qind të votave.

Sipas parashikimeve, Kina, me shkallën e vet të rritjes prej 6 për qind në vit ka shans t’i arrijë SHBA në GDP dhe kështu të bëhet fuqia më e madhe ekonomike në botë.

Revizioni i fundit i strukturës së votimin në FMN është kryer në vitin 2010, kur pjesa e Kinës u rrit për 6.1 për qind, dhe rishikimi i ardhshëm duhet të bëhet vitin e ardhshëm./gazetametro.net.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *