Home / Lajme / Botë / Foto/ Merkel lë fushatën elektorale dhe shkon me pushime

Foto/ Merkel lë fushatën elektorale dhe shkon me pushime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel filloi pushimet, pavarësisht se fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të shtatorit ka hyrë në fazën kritike. Ashtu siç bën për çdo vit, liderja e ekonomisë më të fuqishme të Evropës do të marrë pjesë, së bashku me një numër të madh personalitetesh, në hapjen e Festivalit të përvitshëm të Bayreuthit, ku luhen veprat e Richard Wagnerit.

 

Pas Bayreuthit, kancelarja ka planikuar që t’i kalojë disa ditë të pushimeve të saj duke i ngjitur në alpet mes Austrisë dhe Italisë, me bashkëshortin Joachim Sauer. Edhe këtë herë, çifti do të jetë sërish i ftuar në hotelin me katër yje ”Marlet”.

 

Pushimet e Merkelit këtë vit duket se do të jenë më të qeta sesa ato të vitit të kaluar, kur ajo sulmohej nga të katër anët, përfshirë ato nga brenda bllout të saj politik, pas vendimit të saj të shtatorit të vitit 2015 për të hapur kufijtë e Gjermanisë dhe për të lejuar futjen në territorin gjerman të 890 000 refugjatëve.

Aktualisht, Merkel mbetet sërish politikania më popullore në Gjermani, sipas sondazhit të publikuar nga televizioni publik gjerman, ZDF. Pas ngjitje në alpe, gruaja më e pushtetshme e botës, kalon disa ditë në një shtëpi pushimi të sajën, që ndodhet në zonën rurale të Uckermarkut, në periferi të Berlinit.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *