Home / Lajme / Kronika e zezë / FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu, helikopteri mbi Romë

FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu, helikopteri mbi Romë

Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.

Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e “ajrimit” duke kapërcyer murin rrethues. Menjëherë mediat italianë publikuan fotot e dy të arratisurve me shpresën se qytetarët do t’i denoncojnë nëse i gjejnë.

Sipas policisë së burgjeve arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.  Mediat italiane duke iu referuar të dhënave të policisë kanë mundur të zbardhin edhe identitetin e tyre: Njëri është Lekë Luca 42 vjeç dhe tjetri Roland Dajlani 33 vjeç.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *