Home / Showbiz / Françeska Jaçe flet për ndërhyrjet estetike: Nuk ja rekomandoj askujt të…

Françeska Jaçe flet për ndërhyrjet estetike: Nuk ja rekomandoj askujt të…

Françeska Jaçe është modelja e cila morri shumë famë pas marrjes pjesë në ‘Big Brother Albania’ ku mundi të prekte edhe finalen. Bukuroshja pas kësaj eksperience vijoi të tërhiqte vëmendjen e të mbante pas vetes mijëra ndjekës në rrjetet sociale, nga setet fotografike, lidhjet e saj sentimentale, udhëtimet luksoze, por edhe për një përleshje fizike me një vajzë tjetër.

Ish-banorja e ‘BB’ është lakuar jo rrallë edhe për ndërhyrje estetike për të cilat nuk ka komentuar ndonjëherë.

E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina, Françeska Jaçe ka patur mundësinë të flasë më në fund për këtë çështje duke thënë: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë. Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë? Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshën. Në pamje të jashtme, e ndiej që hunda më ka dhënë një lloj forme tjetër fytyre, por nuk jam penduar, jam e kënaqur me rezultatin”, tha modelja duke shtuar se nuk ia rekomandon askujt që nuk ndihet mjaftueshëm i/e rritur për të bërë një ndërhyrje që zor se mund të rikthehet.

Sipas saj edhe mjekët rekomandojnë ndërhyrjet pas moshës 20 vjeç.

Gjithashtu lexo

Top 5 aktoret më të paguara në botë

Fituesja e çmimit prestigjioz Oscar, aktorja e njohur Emma Stone, është aktorja më e paguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *