Home / Kryesoret / Gafë apo provokim i Ivanovit, fton në manifestim kryeministrin si kryetar komune (DOKUMENT)

Gafë apo provokim i Ivanovit, fton në manifestim kryeministrin si kryetar komune (DOKUMENT)

Kabineti apo vetë presidenti Gjorge Ivanov ende nuk e din se Zoran Zaev është kryeministër i vendit, e jo kryetar i komunës së Strumicës, qëndron në dërgesën e cila është dërguar në adresë të komunës së Strumicës.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka dërguar një ftesë për Zoran Zaev, kryetari i komunës së Strumicës, me të cilën ai e fton që të marrë pjesë në festimet që do të organizohen me rastin e Ilindenit.

Ushtruesi i detyrës kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, sot, e ka njoftuar Ivanovin se Zoran Zaev që nga 2016 nuk është kryetar i komunës, por pas marrjes së mandatit nga Ivanovi është kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Në të njëjtën letër i bëhet e qartë Ivanovit se mandatin Zaev e ka marrë personalisht prej tij,  gjë që logjikisht duhet që t’ju kujtohet edhe atij por edhe kabinetit të tij.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *