Home / Kryesoret / Garë e fortë për Tetovën mes BDI-së dhe PDSH-së

Garë e fortë për Tetovën mes BDI-së dhe PDSH-së

Zgjedhjet lokale të cilët priten të mbahen në tetor të këtij viti ,kanë ndezur motorët në partitë politike për të fituar komunat. Një luftë e ashpër pritet të ndodh në Tetovë mes BDI-së dhe PDSH-së për të fituar komunën ku sipas gjitha gjasave kandidati i BDI-së dhe ai i PDSH-së do të jenë edhe kundërshtarët në rrethin e dytë. Nga BDI deri tani flitet se kryetarja aktuale Teuta Arifi do të jetë edhe kandidate e mundshme edhe për një mandat por është përfolur edhe biznesmeni Hajrulla Asani dy figura të BDI-së që mund edhe të bëjnë ballë çdo kundërshtari nga partitë tjera politike.

 

Nga PDSH-ja siç mëson TetovaSot, do të jetë një figurë e fuqishme i cili do të lë në hije kandidatët tjerë të partive të vogla ku garën do ta bëjnë mes PDSH-së dhe BDI-së.

Siç mësohet, partia e cila do ta fitojë Tetovën, do të jetë edhe partia e cila do të fitojë sërish në zgjedhjet parlamentare, sepse Tetova është qendra ku partitë politike i masën muskujt dhe tregojnë forcën politike në vend.

Gjithçka mbetet të shihet në fillim të shtatorit ku do të mësohen edhe emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për të marrë komunat në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *