Home / Showbiz / Gati për një bashkëpunim interesant muzikor (Foto)

Gati për një bashkëpunim interesant muzikor (Foto)

Këtë verë jemi dëshmitar të bashkëpunimeve të shumta muzikore mes artistësh që askush nuk e kishte menduar.

Një i tillë pritet të vijë së shpejti mes yllit të muzikës, Aurela Gaçe dhe Filloreta Raçi, një artiste e re, shkruan GazetaExpress.

Ky bashkëpunim ishte lajmëruar për kohë më parë, por është shtyrë dhe si duket tashmë është çdo gjë gati për publikim.

Express Rozë mëson se kjo këngë do të jetë gati mbrenda dy ditësh dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Sipas disa pamjeve të publikuara kohë më parë mësojmë se si do të duken Aurela e Fifi në videoklip ndërsa detaje rreth këngës mbeten akoma befasi./GazetaExpress/



Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *