Home / Kryesoret / Gati të paraburgoset ky kryetar komune në Maqedoni

Gati të paraburgoset ky kryetar komune në Maqedoni

Gjykata e Apelit po shqyrton mundësinë për ta dërguar në paraburgim kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar për rrënimin e objektit “Kozmos” të afaristit Fijat Canovski. Prokuroria Speciale ishte decide në seancën e hapur në këtë gjykatë, se Trajkovski doemos duhet të dërgohet prapa grilave pasi që ekziston rrezik real për të ikur nga shteti.

 

Ata si argument e dhanë sjelljen e Trajkovskit, i cili ka injoruar ftesat e PSP-së për marrje në pyetje dhe faktin që ai udhëton shpesh dhe se i kërcënohet një dënim i lartë, dhe kjo është motiv për të ikur. Por, për më tepër, thanë se ai është në fund të mandatit si kryetar dhe kjo është argument shtesë se mund të ikë.

Por, Trajkovski nuk u pajtuar me këtë konstatim të Speciales. Madje, tha se ai ka pasur gatishmëri për bashkëpunim dhe do të vazhdojë të ketë pasi që është i sigurt në pafajësinë e tij pasi siç tha, gjatë gjithë mandatit të tij ka punuar në mënyrë profesionale. Ai tha se është vetë Canovski ai i cili ka punuar në mënyrë të paligjshme pasi ka tejkaluar kufijtë e paraparë në projekt për ndërtim.

Për momentin Trajkovskit ka mbetur pa pasaportën që tani e kërkon prapësht, por PSP insiston se jo vetëm pasaporta, por edhe paraburgimi janë mënyrat e vetme për t’u siguruar se Trajkovski nuk do të ikë nga drejtësia.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *