Home / Kryesoret / Gjendja alarmante në Strugë iniciativa “Struganët për Strugën” kërkon zgjidhje urgjente për deponinë (Foto)

Gjendja alarmante në Strugë iniciativa “Struganët për Strugën” kërkon zgjidhje urgjente për deponinë (Foto)

Alarmante Qyteti i Strugës vazhdon të jetë i stërmbushur me mbetje nga më të ndryshmet në deponin e egër të këtij qytetit.

Kjo deponi disa herë është djegur pikërishtë në valën e sezonit turistik dhe ka krijuar kaos ekologjike duke u mbuluar qyteti me tym të zi dhe mjegull, njofton Zhurnal.mk

Nga iniciativa qytetare “Struganët për Strugën” për Zhurnal.mk thonë se një kohë të gjatë janë dëshmitarë të helmimit sistemik që po ndodh në këtë qytet, për shkak të djegies së përditshme të deponisë së egër, andaj edhe kanë vendosur ta ngrisin zërin për gjetje e një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem.

“Duke jetuar në një qytet që ndotet çdo ditë nga deponia e egër dhe të indinjuar nga neglizhenca e autoriteteve, vendosëm të ngrejmë këtë initiativë  për ngritje të vetëdijes qytetare me qëllim të krijimit të  presionit ndaj organeve kompetente për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi”, thotë avokati Ardian Demiri, njëri nga inicatorët e themelimit të inicativës “Struganët për Strugën”.

Iniciativa qytetare “Struganët për Strugën” po ashtu ka ngritur katër kërkesa drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe Komunës së Strugës.

1. Urgjentisht të fiken të gjitha vatrat në deponi dhe të parandalohet ndezja e vatrave të reja qoftë nga faktori natyror qoftë nga faktori njeri;

2. Të merren masa për sigurim e deponisë 24/7 dhe të ndalohet aksesi i personave të pautorizuar me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave të reja në këtë deponi dhe ndezja e të njëjtave;

3. Dislokim të deponisë dhe revitalizim të truallit të deponisë aktuale; dhe

4. Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të rajonit të Strugës

“Nëse deri më 01 gusht 2017 nuk fiken të gjitha vatrat në deponi dhe e njëjta pas kësaj date vazhdon të digjet dhe tymoj, “Struganët për Strugën” do të ndërmarrin masa radikale në mbrojtje të shëndetit të vet, mjedisit jetësor dhe imazhit turistik të Strugës”, thonë nga kjo iniciativë qytetare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *