Home / Lajme / Rajon / Gjermani me shqiponjën e tetovuar në fytyrë

Gjermani me shqiponjën e tetovuar në fytyrë

Gjermani Guido Polmächer ka bërë tatu shqiponjën në fytyrë, me dy shkronja A për Albania-Shqipëri dhe D për Deutschland apo Gjermani. Ai thotë se është shumë i lidhur me shqiptarët në Gjermani

Shqiponjën nuk e bëjnë vetëm shqiptarët, por edhe gjermanët. Madje në fytyrë.

 

Dy turistë nga Gjermania që kanë një dashuri të veçantë për shqiptarët, këtë verë erdhën për herë të parë në Kosovë. Se ata kanë një lidhje speciale me këtë popull, e tregojnë edhe tatuazhet që i kanë në pjesët e tyre të trupit, raporton “Klan Kosova”.

 

Gjermani Guido Polmächer ka bërë tatu shqiponjën në fytyrë, me dy shkronja A për Albania-Shqipëri dhe D për Deutschland apo Gjermani. Ai thotë se është shumë i lidhur me shqiptarët në Gjermani dhe për këtë arsye e ka bërë tatuazhin.

 

Edhe gjermani tjetër ka bërë tatu “UÇK”, dhe thotë se vetë ka qenë krenar, andaj çdo ushtar që ka luftuar për të drejtat e popullit meriton respekt.

 

Të dy thonë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të vizitojnë Kosovën.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *