Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjievski: Vendimet për paraburgim janë sjellë nën diktat të PSP-së (Video)

Gjorgjievski: Vendimet për paraburgim janë sjellë nën diktat të PSP-së (Video)

Gjykata patjetër të punojë sipas ligjit dhe aspak ndryshe. E palejueshme është të veprojë nën shtypjen e partisë politike LSD dhe zyrës së tyre PSP, ka theksuar sot Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM para Gjykatës së Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ky vendim është skandaloz nga arsyja pas vendimit nuk janë marrë parasysh argumentet e mbrojtjes, por është marr sipas kërkesave dhe diktatit të PSP-së. Kjo gjueti, e cila tani në mënyrë të drejtpërdrejtë është aktivizuar edhe gjykata, është përfundimisht tendencioze dhe ka për qëllim të kryej sulm ndaj zyrtarëve dhe vetë partisë OBRM-PDUKM’, ka theksuar Gjorgjievski.

Kjo shtypje, tha ai është e orkestruar aq shumë, sa që në të janë kyçur edhe mediume të afërta të LSD-së, të cilët krijojnë histeri të re me kërkesa për burgim.

Përndryshe, Gjykata e Apelit, pardje caktoi paraburgim për Goran Grujovskin, Boshkovskin, Jakimovskin. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *