Home / Kryesoret / Gjykata e Apelit nuk paraburgos kreun e Komunës së Gazi Babës

Gjykata e Apelit nuk paraburgos kreun e Komunës së Gazi Babës

Për kryetarin e Komunës Gazi Baba, Toni Trajkovski, nuk do të ketë paraburgim por atij do t’i merret pasaporta. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit me këtë vendim edhe një herë hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike e cila kërkonte paraburgim për Toni Trajkovskin e VMRO-DPMNE-së që është i akuzuar për financim jo të rregullt të fushatës së partisë së tij.

Përveç Trajkovskit, masë e njejtë me marrjen e pasaportës i është shqiptuar edhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili kërkoi që ta merr pasaportën duke thënë se nuk do të ik nga vendi.

Sot Gjykata e Apelit do të vendos edhe për rastet tjera që janë pjesë e aktakuzave të PSP-së, ku akuzohet kreu i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *