Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata i ka caktuar arrest Nikolla Gruevskit, por ja si ka shpëtuar

Gjykata i ka caktuar arrest Nikolla Gruevskit, por ja si ka shpëtuar

Dy vota “për” caktimin e masës së arrestit dhe një “kundër”. Kështu janë deklaruar gjykatësit në këshillin treanëtarësh i zgjedhur për të vendosur lidhur me propozimet e PSP-së për lëndën “Titanik”, thonë për “Dojçe Vele burime nga Gjykata Penale. Por epilogu i tillë është penguar, sepse mbrojtja e të dyshuarëve ka kërkuar largim të gjykatësit Darko Todorovski, njërit prej gjykatësve që ka vendosur për propozimet e PSP-së për këtë lëndë, dhe i cili bashkë me një gjykatëse gjoja kanë votuar “për” arrestim të personave që ka kërkuar PSP, në mesin e të cilëve ka qenë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Pasi në vendin e Todorovskit është emëruar gjykatës tjetër, rezultati i votimit sërish ka qenë 2 me 1, por jo në favor të arrestimit të dyshuarëve, por në favor të pranimit për caktimin e masës së kujdesit (marrja e pasaportës, ndalesë për dhënien e pasaportës së re dhe paraqitje në gjykatë), transmeton Gazeta Lajm. As anëtarët e këshillit e as u.d. kryetari i gjykatës nuk janë të kontaktueshëm për të konfirmuar këto informacione që kanë dalë nga burime gjyqësore.

Ndryshe, në rastin “Titaniku”, PSP ka ngritur aktpadi kundër 20 personave dhe propozim padi për edhe një person tjetër. Për Nikolal Gruevskin, Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin, Kiril Bozhinovskin dhe Martin Protugjerin kërkohej masë arresti, kurse masë kujdesi për gjithsej 16 persona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *