Home / Kryesoret / Grubi kërkoi nga Ambasadori Bjornstand që të ndihmon në intensifikimin e procesit integrues në NATO

Grubi kërkoi nga Ambasadori Bjornstand që të ndihmon në intensifikimin e procesit integrues në NATO

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, është takuar sot në Kuvend me Ambasadorin Norvegjez në Maqedoni, z. Arne Sannes Bjornstand.

Grubi dhe Ambasadori Bjornstand këmbyen opinione për gjendjen politike, mbështetjen e Komisionit për Çështje Evropiane, rrugën drejt reformave sistemore si dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

 

Ambasadori Bjornstand u shpreh i gatshëm që ta ndihmon punën e Komisionit parlamentar i cili do të shqyrton proektet reformuese dhe mirëpriti mënyrën konsensuale të veprimit në kuadër rë këtij trupi parlamentar, në veçanti miratimin unanim të Deklaratës për përshpejtim të prceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE.

 

Deputeti Grubi kërkoi nga Ambasadori Bjornstand që të ndihmon, nëpërmjet të bashkëvendasit të tij sekretarit të përgjithshëm të NATOsë Jens Stoltenberg, në intensifikimin e procesit integrues në NATO dhe të shqyrtohet afatizimi i ftesës së kushtëzuar nga aleanca veriatlantike.

Grubi gjithashtu e njoftoi Ambasadorin për ecurinë e punës në Kuvend, dinamikat e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëvesi dhe shprehu mbështetje për firmosjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë.Transmeton Koha

 

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *