Home / Kryesoret / Gruevski ka kërkuar t’i merret imuniteti i deputetit

Gruevski ka kërkuar t’i merret imuniteti i deputetit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga Komisioni i Kuvendit për çështje mandatare dhe imunitet t’i merret imuniteti i deputetit. Kërkesa e tij vjen pas akuzave që ngriti PSP-ja, nga të cilat në katër prej tyre Gruevski është i dyshuar direkt: Titanik (për mashtrime zgjedhore), TNT (për shkatërrimin e “Kosmosit”), Tank (për blerjen e Mercedesit) dhe Traektorja (për ndërtimin e autostradës).

 

 

Opinioni këtë kërkesë të Gruevskit e vlerëson si tentim që të largohet nga debati në Komision dhe seancën plenare për akuzat ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, këtë mëngjes për Deutsche Welle deklaroi se nuk ka informacione se një kërkesë e tillë nga deputeti Nikolla Gruevski është dorëzuar në Komisionin e Kuvendit.

“Nëse një kërkesë të tillë është dorëzuar në Komision, atëherë procedura është e gabuar. Ajo së pari dorëzohet tek kryetari i Kuvendit, i cili më pas e dorëzon tek deputetët, që njëkohësisht do të thotë edhe urdhër për Komisionin përkatës të diskutojë për atë kërkesë”, tha Xhaferi.

Për lëndët në të cilat Gruevski akuzohet, ndërsa PSP kërkon paraburgim që sot do të mësohet vendimi i Gjykatës Penale.

Mbrëmë të gjitha kërkesat për paraburgim u refuzuan, ndërsa u pranuan vetëm masat e përkujdesjes për marrjen e pasaportës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *