Home / Kryesoret / Gruevski mbetet i izoluar, nuk del dot jashtë shtetit as me letërnjoftim

Gruevski mbetet i izoluar, nuk del dot jashtë shtetit as me letërnjoftim

Gjykata e Apelit i ka shpallur vendimet për refuzimin e masave për paraburgim për të akuzuarit në rastin  “Titanik​”, përNikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Gordana Jankullovskën, Martin Protogjerin dhe Kiril Bozhinovskin.

Në arsyetimin e vendimit për Gruevskin shkruan se duke marrë parasysh faktin që të akuzuarit iu ka marrë pasaporta dhe patjetër duhet që çdo të premte të paraqitet në Gjykatë hiqet mundësia për ikje. Në vendimin e gjykatësve shkruan edhe se kjo masë për kujdesie vendoset në evidencë kompjuterike në MPB dhe kjo do të thotë se i akuzuari nuk mund të ikë as me letërnjoftim.

“Paratë të cilat i posedon i akuzuari për të cilat tregon prokuroria si mundësi për ikje për të akuzuarin jashtë shtetit, kjo gjykatë vlerëson se nuk mund të merren në mënyrë të izoluar, por në kuadër të rrethanave personale e familjare”, shkruan në vendim.

Sipas gjykatësve, mundësia e Gruevskit që të ndikojë ndaj dëshmitarëve është abstrakte dhe e pambështetur, ndërsa sipas Gjykatës së Apelit “nuk është e mjaftueshme vetëm të fitohet mundësi abstrakte për ndikim, por është e nevojshme të theksohen rrethana konkrete të cilat e konfirmojnë ekzistimin e këtij rreziku, siç arsyetoi edhe Gjykata e Shkallës së Parë”.

Ndryshe, të premten në seancë publike para gjykatësve Liljana Ivanoska Shopova, Safet Kadris dhe Cvetanka Periqit të akuzuarit i kanë kërkuar pasaportat e marra dhe kanë premtuar se nuk do të ikin. Ata ankohen se Gjykata ju ka caktuar masë më të rreptë. I kanë vlerësuar akuzat e PSP-së si “boshe” dhe thanë se kjo prokurori bën politikë kundër VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *