Home / Kryesoret / Historianët dhe analistët e Gruevskit, për gjashtë muaj kanë arkëtuar 117.000 euro nga Arkivi Shtetëror

Historianët dhe analistët e Gruevskit, për gjashtë muaj kanë arkëtuar 117.000 euro nga Arkivi Shtetëror

Për vetëm gjashtë muaj në këtë vit, nga shkurti deri në qershor, kur ishte e qartë se do të ndryshohet pushteti. Arkiva Shtetërore e Maqedonisë nën udhëheqjen e ish drejtorit, Filip Petrovski, të punësuarve në Arkiv dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm u ka paguar një shumë prej 117.396 euro për publikimin e punimeve autoriale, intelektuale dhe redaktimeve, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruan javorja “Fokus” në numrin e saj të fundit, në mesin e mbrojtësve të politikave të liderit të opozitës, Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së, që kanë përfituar nga ky “shpërblim” i Arkivit Shtetëror, ka analistë historianë dhe “luftëtarë” kundër të ashtuquajturës Platformës së Tiranës.

Në mesin e historianëve dhe analistëve të cilët për një tekst autorial dhe redaktim të teksteve nga tematika e historisë në vitin 2017 kanë përfituar shuma masive, janë përkrahësit e dëshmuar të politikave të Gruevskit, Violeta Açkovska, Teon Xhinko, Aleksandar Dashtevski etj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *