Home / Lajme / Botë / Historitë e tmerrshme që fshihen prapa këtyre 12 fotografive

Historitë e tmerrshme që fshihen prapa këtyre 12 fotografive

Thonë se një foto vlen më shumë se njëmijë fjalë. Çdo fotografi ngërthen në vete një storje – dhe disa prej tyre storje të tmerrshme.

Është e çuditshme se si disa fotografi kapin një moment aq mirë sa që mahnitin jo vetëm atë që është në foto, por edhe atë që e shikon atë.

Disa fotografi të pafajshme në dukje, kanë histori të tmerrshme mbrapa tyre.

1. Një bombardim në Irlandë

Vetura e kuqe afër këtij burri me fëmijën e tij shpertheu vetëm pak sekonda pasi kjo fotografi u realizua. 29 njerëz vdiqën duke përfshirë fotografin, por babai dhe fëmija shpëtuan. Ky po që është fat!

2. Tyler Hadley – I vrau prindërit e tij

Ky 17 vjeçar, Tyler Hadley, duket sikur po kënaqet në një party apo jo? Por, a do t’ua merrte mendja se kjo fotografi ishte bërë pak pasi ai t’i vriste prindërit e tij, ta pastronte shtëpinë dhe t’i thërriste miqtë e tij për të festuar? Trupat e tyre ishin fshehur në dhomën e fjetjes kur kjo fotografi u realizua.

3. John Lennon dhe Mark David Chapman – Viktima dhe vrasësi në të njëjtën foto

Kjo fotografi e famshme tregon John Lennon duke i dhënë një autograf Mark David, njeriu i cili e vrau Lennon-in gjashtë orë më vonë, transmeton GazetaExpress.

4. Reynaldo Dagsa – Vrasja e tij u kap në kamerë

Familja e një politikani nga Filipinet ishte jashtë duke e festuar Vitin e Ri. Vrasësi u kap në këtë foto, pak para se ai ta vriste Dagsa-në, personin i cili e bëri këtë foto.

5. Vrasja e Jamie Bulger

Një pamje nga CCTV tregoi 2-vjeçarin Jamie Bulger, i cili u rrëmbye nga 10-vjeçari Robert Thompson dhe Jon Venables. Ata më vonë do ta vrisnin atë në një stacion hekurudhor.

6. Regina Walters – Fotografia e fundit para ekzekutimit

Regina u detyrua nga Robert Ben Rhoades që të veshë një fustan të zi dhe të pozojë për një foto, pak para se ai ta vriste atë.

7. Michael dhe Sean McQuilken – Të goditur nga vetëtima

Kjo fotografi shfaqë dy vëllezër me flokë të ngritura përpjetë, për shkak se vetëtima i goditi ata. Për fat të mirë, ata shpëtuan por një tjetër njeri që u godit nga vetëtima, vdiq.

8. Shkolla e Mesme ‘Columbine’, 1999 – Fotografia më e keqe në grup

Kjo është një fotografi e një shkolle të mesme. Dy djemtë në anën e majtë lartë, të cilët kanë pozuar me gishta në formë të armës, i vranë 12 shokë të klasës së tyre, një mësues dhe lënduan 24 të tjerë pak pasi kjo foto u realizua. Ata vranë gjithashtu edhe veten.

9. Një familje e shekullit të 19-të, fotografi me vajzën e tyre të vdekur

Në fillim të shekullit 19, për shkak të shpejtësisë së vogël të shkrepjes, njerëzve iu duhej që të qëndronin pa lëvizur disa sekonda për të bërë foton. Nëna dhe babai kanë pamje natyrale të turbullimit që shkaktohet kur dikush lëvizë gjatë shkrepjes së fotos, por vajza është kapur në mënyrë të përsosur. Kjo për shkak se ajo nuk ka mundur të lëvizë, pasi ka qenë e vdekur. Atëherë ishte shumë normale të bëje një foto të fundit me të vdekurin.

10. Vetëvrasja e “Heaven’s gate”

Duket sikur këta njerëz janë duke fjetur, apo jo? Ata janë që të gjithë të vdekur. Ata ishin anëtarë të “Heaven’s gate”, të cilët besonin se Toka do të shkatërrohet dhe se duhej të bënin vetëvrasje për të ikur dhe për të arritur në një anije aliene e cila ishte duke fluturuar prapa kometës Hale-Bopp.

11. Travis Alexander – I vrarë nga e dashura

Kjo foto, e gjetur në një aparat të dëmtuar, u kap nga e dashura e tij, Jordi Arias. Një gjë e zakonshme për çdo çift që t’i bëjë fotografi të dashurit. Por, kjo fotografi ishte bërë pak minuta para se ajo ta vriste atë.

12. Tina Watson – Gruaja e vdekur, e zhytur nën ujë

Kjo foto ishte kapur nga Gary Stemper, që shfaqë gruan e tij në fund të detit. Trupi i përket Tina Watson, e cila kishte bërë zhytje me burrin e saj, Gabe. Një hetim gjyqësor tha se Gabe ia kishte fikur rregullatorin e ajrit gruas së tij dhe se ai e kishte mbytur atë. Ai u lirua më pas për shkak të mungesës së provave. /Lajmi.net/

 

           

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *