Home / Lajme / Maqedoni / Hoda dhe Xhaferi komentojnë Qeverinë e re (Video)

Hoda dhe Xhaferi komentojnë Qeverinë e re (Video)

Qeveria e Maqedonisë tanimë ka mbushur një muaj jetë dhe funksionimin e kësaj garniture në “Fol Tash” në Televizionin Koha e ka komentuar Besim Hoda nga OVL-UÇK dhe Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla.

Hoda ka komentuar reformat e Qeverisë së re dhe punën e deritanishme, duke akuzuar kryeministrin Zaev për tentimin që të përfaqësoj të gjithë ministrat. Kjo sipas Hodës është tentativë e tij për të zbehur rolin e partive shqiptare.

Xhaferi nga ana tjetër nuk e sheh Zaevin si “shpëtimtar” të vendit, me arsyetimin se mitizimi i një pushtetari çon në praktikën e pushtetit të kaluar.
Udhëheqësi i Eco Guerilla-s tregoi edhe si ka kaluar takimi me kryeministrin Zaev ku ai ka premtuar zgjidhjen e problemit të deponisë së egër në Tetovë dhe çështjen e “Jugohromit”.

Ky do të jetë emisioni i fundit i “Fol Tash” me Venhar Ramadanin për këtë sezon. Ndiqeni këtë të hënë nga ora 21 e 40.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *