Home / Lajme / Kronika e zezë / Horror në Tetovë: I kërkon shkrepsë për të ndezur cigaren, përdhunohet 32 vjeçarja

Horror në Tetovë: I kërkon shkrepsë për të ndezur cigaren, përdhunohet 32 vjeçarja

Horror i vërtetë e ka tronditur Tetovën, pasi tetovarja 32 vjeçare paparaqitur ne polici se është përdhunuar në shitore. Dje në ora 6 në stacionin policor në Tetovë, gruaja 32 vjeçare ka denoncuar se të dielën ora 22 e 30 minuta në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, para shitores së pemëve ka kërkuar shkrepse nga i punësuari në shitore me iniciale B.F. (31) nga Reçica e Vogël, pë rtë ndezur cigaren. Ai e ka ftuar të futet brenda që ta marrë shkrepsen.

 

Sipas olicisë, pasi ferma në fjalë është futur brenda, B.F> e ka mbyllur derën dhe duke e kërcënuar me skalpel dhe thikë i është drejtuar asaj, e ka goditur në kokë dhe e ka rrëzuar, transmeton Gazeta Lajm. “Më pas e ka kapur për flokë dhe ka filluar ta tërheqë zvarrë, duke i shkaktuar lëndime me thikë dhe skallpel në trup e më pas e ka dhunuar”, njoftoi policia.

Pas rastit, 32 vjeçarja ka kërkuar ndihmë në Klinikën e Tetovës ku ijanë konstatuar lëndime trupore.Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po merr masa për ndriçimin e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *