Home / Showbiz / I dashuri i saj u nda nga jeta, flet për herë të parë Fjolla Morina (Foto)

I dashuri i saj u nda nga jeta, flet për herë të parë Fjolla Morina (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej pak kohësh është shkëputur disi nga vëmendja e medias. Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, bukuroshja nga Kosova duket sikur është me pushime gjithë kohës.

Por në të vërtetë, kjo periudhë në jetën e Fjollës nuk është aq e mirë sa duket. Në një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News, Fjolla ka treguar se për momentin është single dhe se prefereron të qëndrojë vetëm.

“Jam vetëm sepse tani është më mirë të rri vetëm”,– ka thënë fillimisht Fjolla.

E pyetur nga gazetarja se nëse është zhgënjyer ndonjëherë nga dashuria, Fjolla është përgjigjur kështu”E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti t’i merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.

Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më. Disa kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *