Home / Lajme / Kronika e zezë / I dënuar me 19 vjet burg për vrasje në Itali, arrestohet shqiptari me 4 identitete

I dënuar me 19 vjet burg për vrasje në Itali, arrestohet shqiptari me 4 identitete

Policia italiane ka arrestuat një 44-vjeçar nga Peqini, i cili është dënuar për vrasje ne Itali me 19 vjet e 7 muaj burg.

Mësohet se ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian. “Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Astrir Sufali, 44 vjeç, banues në Peqin”

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.
Ky person kishte kater emra, Astrit Sufali, Adriano Sufali, Arben Zaim dhe Josko Rançiç.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *