Home / Showbiz / I gjithë publiku në këmbë për Ermonela Jahon, sopranoja shqiptare shkëlqen në Madrid

I gjithë publiku në këmbë për Ermonela Jahon, sopranoja shqiptare shkëlqen në Madrid

Ermonela Jaho ka përjetuar emocione të forta në mbyllje të operës që ka interpretuar në Teatro Real.

Në fund të Madama Butterfly, teksa sopranoja shqiptare bashkë me artistët e tjerë përshëndesnin publikun, orkestra nisi të luajë këngën e ditëlindjes. I kushtohej Ermonela Jahos.

Sopranoja është emocionuar shumë nga kjo surprizë. Publiku vazhdonte duartrokiste i ngritur në këmbë. Tashmë duartrokitjet nuk ishin vetëm për interpretimin e Cio Cio San, por për këtë artiste të madhe në zë dhe në shpirt që po shkëlqen në skenat botërore me talentin dhe ndjeshmërinë e saj.

Opera e Puçini-t, me Ermonelën në rolin kryesor ka nisur të luhet në Madrid më 27 qershor dhe ka natën finale më 21 korrik. Vlerësimi, edhe këtë herë, ka qenë maksimal për sopranon shqiptare. “Është e vështirë të shohësh një aktore të këndojë kaq mirë dhe një këngëtare të aktrojë kaq mirë, Jaho nderon operën si artin total”, shkruante Elspanol të nesërmen e njërës prej shfaqjeve.

Dhe kjo dashuri e vlerësim e artistëve, publikut, Madridit u shfaq dje në surprizën që iu bë artistes. “Cdo qenie humane e ndjen kur e duan…. Ju falenderoj nga thellesia e zemres sime Madrid…”, shkruante Ermonela në videon e Teatrit Mbretëror.

Para surprizës në skenë, në faqen e tij në Twitter, Teatri kishte uruar në shqip sopranon.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *