Home / Lajme / Kronika e zezë / I morën çantën e shpinës në rrugë, arrestohen dy të mitur, një në kërkim

I morën çantën e shpinës në rrugë, arrestohen dy të mitur, një në kërkim

Dy djem të mitur të moshës 14 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.

Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit në polici të një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda.

 

 

Policia arrestoi si autorë të dyshuar të ngjarjes E.M dhe K.F, 14 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim P.D., 14 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar 14 vjeçarit E.M. i është gjetur në çantën e tij një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet që janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë.

Konkrerisht: Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë , dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë. Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh , dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro, shtetases V.B. banuese në Kosovë.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *